Master Profesional i Avancuar në Arkitekturë Dixhitale

Master Profesional i Avancuar në Arkitekturë Dixhitale

Master Profesional i Avancuar në Arkitekturë Dixhitale (60 ECTC, 1.5 vite akademike, me kohë të zgjatur)
Profili profesional

Programi “Master Profesional i Avancuar në Arkitekturë Dixhitale” synon t’u sigurojë studentëve një njohuri të përmirësuar teorike në zhvillimin urban dhe çështjet arkitektonike dhe aftësinë praktike për të zbatuar këto aftësi, në institucionet publike, firmat private private dhe ndërmarrjet, strukturat e specializuara joqeveritare ose jofitimprurëse ose institucione akademike dhe kërkimore. Programi nuk është thjesht një studim i procesit arkitektonik dhe të dizajnit: vlera e shtuar e gradës së përbashkët është mënyra në të cilën u siguron studentëve një kuptim kritik të mjeteve dixhitale dhe aplikimit te tyre ne praktiken arkitekturore te sotme, duke përfshirë metodat gjenerative të krijimit dhe automatizimit të krijimit të arkitekturës nëpërmjet algoritmeve dhe llogjikës kompjuterike, prodhimin nëpërmjet mjeteve dixhitale prodhuese, analizimin dhe optimizimin e formës dhe lëvozhgës arkitekturore nëpërmjet mjeteve analitike dixhitale dhe mbi të gjitha kuptimin dhe integrimin e këtyre mjeteve dhe metodologjive në praktikën arkitektore të përditshme të studenteve. Në 30 vitet e fundit, arkitektura ka përvetësuar përdorimin e mjeteve dixhitale në krijimin e saj pa ndryshuar proçeset dhe metodat e të bërit të arkitekturës, por thjesht duke ndryshuar metodën aplikative. Mjete të avancuara kompjuterike shkojnë përtej proçesit tradiconal të bërit të arkitekturë, ndaj eksplorimi dhe mësimi i tyre hap mundësi të reja për një arkitekturë që përdor teknologjinë e informacionit dhe mjete dixhitale si një vlerë të shtuar. Kështu, ky master synon të pajisë studentët e nivelit Master me njohuri multidisiplinare dhe aftësinë për të analizuar dhe kuptuar larminë e disiplinave dhe aktorëve të përfshirë në procesin gjithnjë e në ndryshim të zhvillimit urban dhe për ta përkthyer këtë në plane dhe skema.

PROGRAMI MESIMORE

Semestri I
  • Teori Dizajni Kompjuterik (3 kredite)
  • Gjeometri e Avancuar (3 kredite)
Semestri II
  • Laboratori i Prodhimit Dixhital (6 kredite)
  • Studio në Dizajn Arkitektonik të Avancuar (9 kredite)
  • Studio në Dizajn Kompjuterik (9 kredite)
Semestri III
  • Mjedise Ndërvepruese (3 kredite)
  • Dizajn Performues (3 kredite)
  • Dizajn Algoritmik 1 (3 kredite)
  • Dizajn Algoritmik 2 (3 kredite)
  • Laboratori i Integruar i Tezës se Diplomës (3 kredite)
Semestri IV
  • Praktikë Profesionale (6 kredite)
  • Teza dhe Projekt Diploma (9 kredite)