Ekzekutiv

Ekzekutiv

Programi i studimeve Master Ekzekutiv në Restaurim, Konservim dhe Valorizim të Trashëgimisë Kulturore, organizohet nga Universiteti POLIS në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës, Itali, me mbështetjen e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Drejtorive Rajonale të Trashëgimive Kulturore (Gjirokastër, Berat, Korçë), dhe NGO-ve si CHwB, AHF.

Programi ka për qëllim pajisjen e studentëve me njohuri të thelluara teorike dhe aftësi praktike për të garantuar një karrierë të suksesshme ne fushën e restaurimit, konservimit dhe të vlerësimit të trashëgimisë kulturore në qendrat urbane dhe në zona me karakter të fortë natyror. Veçanërisht studentët do të jenë të aftë të analizojnë ne mënyre kritike gjendjen ekzistuese të trashëgimisë kulturore si dhe të propozojnë më tej ndërhyrjet me të pështashme konform me të gjitha zhvillimet bashkëkohore në këtë fushë.

Në përfundim të programit Master Ekzekutiv në Restaurim, Konservim dhe Valorizim të Trashëgimisë Kulturore studenti do të jetë i aftë të:

  • Të kuptojë, analizojë dhe vlerësojë gjendjen aktuale të trashëgimisë dhe problematikat emergjente;
  • Të hartojë një metodologji të përshtatshme studimi dhe bashkëpunimi me specialistë në fusha të ndryshme specifike;
  • Të ketë aftësi drejtuese, menaxhuese dhe përgjegjshmëri në ambientin profesional në çdo fazë të një ndërhyrjeje;
  • Të përvetësojë një mënyrë kritike të menduari në marrjen e vendimeve manaxheriale dhe të ketë aftësi efektive komunikuese;
  • Të ketë njohuri të plota në aspektin teorik dhe praktik të fushës së restaurimit dhe të trashëgimisë kulturore dhe natyrore;
  • Të jetë i aftë në përdorimin e pajisjeve tradicionale dhe inovative të rilevimit dhe të teknikave të ndryshme të restaurimit;
  • Të ketë ndjeshmëri artistike dhe njohuri inxhinierike;
  • Të vlerësojë dhe interpretoj trshëgiminë në varësi të nevojave të tregut bashkëkohor;
  • Të ketë aftësi kërkimore shkencore.