PolisPress

PolisPress

“Qëndra e Burimeve dhe Informacionit” është një strukturë pranë njësisë së Fakultetit për Kërkim dhe Zhvillim, njësi e specializuar nё dy kolona kryesore: BiblioPOLIS dhe POLIS_Press.

POLIS_Press është njёsia e botimeve tё Universitetit POLIS dhe Institutit Co-PLAN, e cila kujdeset pёr disa kategori publikimesh pёrfshi: tekstet e brëndshme mёsimore, botimet publike dhe shkencore, periodikët shkencorё, etj.
Disa nga kategoritë e publikimeve janë si më poshtë vijon:

REVISTA SHKENCORE
Forum A+P është një periodik shkencor i dedikuar çështjeve të arkitekturës dhe planifikimit të qyteteve i regjistruar nga KVTA (Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë) në MAS me Vendim Nr. 153, datë 08.10.2010.
Ky periodik është regjistruar gjithashtu edhe me ISSN ndërkombëtare 2227-7994 nё Francë. Revista botohet në jo më pak se dy numra në vit, në gjuhët shqip dhe anglisht, dhe artikujt përzgjidhen dhe klasifikohen nga një Këshill Redaksional Shkencor. Artikujt shkencorë pranohen mbi bazën e plotësimit të rregullave dhe standardeve akademike ndërkombëtare të shpallura, standarde këto që kontrollohen përmes recensave të pavarura.
Së fundi, Forum A+P po kalon tërësisht në gjuhën angleze dhe është në proces të marrjes së akreditimit si reviste me “faktor impakti”, që nënkupton procedura dhe standarde maksimale shkencore.

Periodiku Forum A+P, ka edhe 2 suplementё me tё specializuar:
MAD Magazine është një nga suplementet e specializuar që fokusohet në çështje të Multimedias dhe të Artit dhe Dizajnit. MAD, i cili botohet në gjuhët shqip dhe anglisht, dokumenton kryesisht punën e njësisë kërkimore MAD Center e FAB-Lab pranë Fakultetit Arkitekturë, Dizajn dhe Inxhinieri. Kjo revistë mban ISSN ndërkombëtare 2304-3822 të regjistruar në Francë. Në numrat e botuar deri tani janë trajtuar çështje të fotografisë, të fashion design, të materialiteteve dhe të ekspozimeve të kryera për çështje të ndryshme në lidhje me to, apo çështje të multimedias, të dizajnit të strukturave inxhinierike në Ballkan, të projektimit te banesave, etj.
HABITAT Magazine është një tjeter suplement i specializuar i Forum A+P, që fokusohet në çështje te mjedisit dhe tё zhvillimit tё qёndrueshёm. HABITAT, i cili botohet në gjuhët shqip dhe anglisht, dokumenton punën e njësisë kërkimore Sust_Lab pranë Fakultetit Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban, ku përfshihen OMB – Qëndra e Ekselencës POLIS-UNECE. Kjo revistë mban ISSN ndërkombëtare 2306-8779 të regjistruar në Francë. Në numrat e botuar deri tani janë trajtuar çështje të mbrojtjes dhe menaxhimit të tokës, të lëvizjeve të planifikimit, të njësive të banimit në kontekstin e Tiranës dhe atë Ballkanik, etj.

“TG-WeB” një periodik shkencor në fushën e planifikimit dhe qeverisjes së territorit me fokus rajonin e Ballkanit Perendimor, si pjesë e network-ut me të njëjtin emër, synon të bëjë bashkë kërkues shkencorë dhe influencues të politikave të kësaj fushe në rajon dhe më gjërë në Evropë. Nisma vjen nga U_POLIS dhe Co-PLAN, me objektiv fuqizimin e përafrimit të komunitetit akademik-kërkimor dhe shoqërisë civile midis WB-BE, dhe më pas është mbështetur gjërësisht nga aktorë të interesuar në të 6 vendet e Ballkanit dhe të BE-së. Revista është e paisur me ISSN dhe ka bord shkencor dhe editorial që garanton cilësi dhe standard, si dhe shpëndarje në nivel rajonal dhe evropian.

“Seria e Botimeve PhD” është një seri e posaçme botimesh post-doktorale të punimeve shkencore të kërkuesve tanë ndër vite, të përfshirë në Programin Ndërkombëtar PhD të organizuar nga U_POLIS dhe Universiteti i Ferrarës, Itali. Këtu përfshihen botime të POLIS_Press dhe botime në shtëpi botuese ndërkombëtare.
Lista e kësaj serie gjendet këtu.

TEKSTE UNIVERSITARE
Tekste të Brëndshme Mësimore – POLIS_Press dhe stafi i POLIS kanë botuar ndër vite teskte akademike të cilat vihen në dispozicion të komunitetit studentor në lëndë dhe programe të ndryshme. Lista Këtu.

Botime Publike – Stafi i U_POLIS botojnë punimet e tyre origjinale dhe jo vetëm shkencore, apo përkthejnë e shqipërojnë pranë POLIS_Press (me leje nga autorët dhe botuesit) libra të fushave të interesit me reputacion ndërkombëtar që janë referenca të rëndësishme publike dhe shkencore. Lista Këtu.

GAZETA INFORMATIVE
Gazeta Informative ose “NewsLetter” – është një botim periodik informativ i U_POLIS dhe zyrës së marketimit ku pasqyrohen të përmbledhura temat kryesore, eventet, aktivitetet, workshopet dhe konferenca të ndryshme që ndodhin në U_POLIS gjatë gjithë vitit. Kjo gazetë mund t’i dedikohet në momente të caktuara edhe ngjarjeve të rëndësishme si TAW_Tirana Architecture Weeks, TDW_Tirana Design Weeks, botimeve të reja të U_POLIS, etj. Gazeta Informative në vit botohet 2-3 herë nё një kombinim gjuhёsh shqip dhe anglisht dhe ёshtё e mirёilustruar.

POLIS dhe FKZH synojnё tё investojnё më tej pёr tё ngritur njё “burim informacioni online” si njё projekt pёr demokratizimin publik tё informacionit, pёrmes ngritjes së njё Qëndre “Kulturoteke”, e cila ёshtё njё projekt nё konceptim dhe zhvillim e sipёr, si mjet i komunikimit dhe bashkёveprimit mё tё mirё tё POLIS me shoqёrinё.