Programe Doktorature

Programe Doktorature

STUDENTET PHD

Cikli 29

Cikli 30

Cikli 31

Cikli 32

Cikli 34

Cikli 35

Cikli 36

Cikli 37

Përtej statusit si IAL (Institucion i Arsimit të Lartë), POLIS ka edhe statusin zyrtar “Universitet”. Si i tillë ai ka të drejta edhe për organizimin e programeve akademike të nivelit të tretë. “Programi Doktoral” pranë Universitetit POLIS, u themelua fillimisht me Urdhërin Nr. 563 datë 19.11.2012 nga Ministria përgjegjëse për Arsimin dhe Shkencën në Shqipëri. Ai fokusohet në dy drejtime: i) Arkitekturë; dhe ii) Planifikimin Urban, por është i hapur dhe për fusha dhe specialitete të tjera ose të përafërta të cilat zhvillojnë ide aplikative dhe inovative, si dhe avancojnë kufijtë kërkimore për dy drejtimet shkencore të lartpërmendura. Programi u asistua që në nisje nga Departamenti i Arkitekturës, Universiteti i Ferrarës (UNIFE), Itali, në kuadër të projekteve të kooperimit shkencor midis Italisë dhe Shqipërisë.  
 
Një vit më pas, dy universitetet në fjalë e ngritën cilësinë e bashkëpunimit institucional dhe të programit në fjalë, në nivelin e një “Programi Ndërkombëtar Doktoral” (PhD) të formatit “Diplomë e Dyfishtë” (Double-Degree), me mbështetjen e rektorateve përkatëse dhe të ministrive respektive përgjegjëse për arsimin dhe shkencën në Itali dhe Shqipëri. Programi është njohur dhe vlerësuar zyrtarisht nga autoritetet e të dy vendeve si një program me natyrë ndërkombëtare dhe unikale për të dy vendet dhe fushat respektive. Ai ka një qasje dhe ndjeshmëri të lartë ndaj cilësisë dhe inovacionit. Programi akreditohet çdo vit në Itali, dhe periodikisht sipas ligjit edhe në Shqipëri. Krahas dy institucioneve bashkëthemeluese, “Programi Ndërkombëtar PhD” i organizuar së bashku nga U_POLIS dhe UNIFE, ka edhe një rrjet partnerësh të afiliuar akademiko-kërkimor si Universiteti Maltës; Universiteti Pécs, Hungari; Universiteti Bratislavës, Slovaki; Universiteti Minho, Portugali; Universiteti Portsmouth UK, etj. Programi zhvillohet i gjithi në gjuhën angleze, dhe kërkon që çdo pjesëmarrës të provojë më parë nivel të lartë e të certifikuar të zotërimit dhe mbrojtjes të kësaj gjuhe.  
 
Studentët dhe kërkuesit e talentuar të interesuar për këtë Program PhD mund të aplikojnë, konkurrojnë, e regjistrohen (përfshi dhe shlyerjen e detyrimeve dhe tarifave përkatëse) pranë institucionit ku ata aplikojnë, sipas praktikave dhe standardeve të adoptuara nga vendet e BE-së. Programi ka rregullore, procedura, praktika dhe bord akademik të përbashkët; ka staf, konsulentë, dhe instrastrukturë fizike e online të përbashkët, për një mirëfuksionimin sa më normal të programit gjatë jetës 3 vjeçare të studimit dhe kërkimit. Ndërkohë studentët/kërkuesit regjistrohen, asistohen, monitorohen, dhe vlerësohen paralelisht në të dy universitetet. Programi respekton njëkohësisht legjislacionet përkatëse për arsimin dhe shkencën në Itali/BE dhe në Shqipëri. Studentët pjesëmarrës në program janë kryesisht nga Shqipëria dhe Italia, por nuk mungojnë edhe ata nga vende të tjera të Europës dhe Botës.  
 
Universiteti POLIS ofron edhe një program studimi të ciklit të tretë, “Master Ekzekutiv”, i cili realizohet me 60 ECTS dhe me kohë të zgjatur në 2 (dy) vite akademike (4 semestra, part-time). Ky program mund të konsiderohet ekuivalent me një program të tipit të “Shkollave Pas-Universitare” (SHPU) ose vitit të pare teorik të Programeve PhD, në fushën e interesit/specializimit.
Programi realizohet si një diplomë e përbashkët (joint-diploma) me Shkollën e Arkitekturës në Universitetin e Ferrarës, Itali, në gjuhën Anglisht. Studentët në këtë program duhet të zotërojnë më parë një diplomë MSc në fushat e lidhura me profilizimin, dhe të zoterojnë/mbrojnë gjuhën angleze në nivelin C1.
  • Master Ekzekutiv ne “Restaurim, Konservim dhe Valorizim të Trashëgimisë Kulturore”
Të interesuarit dhe aplikantët nga Shqipëria, rajoni, apo më gjerë, mund të aplikojnë duke dërguar mesazh tek: contact@universitetipolis.edu.al, ose nërpërmjet numrit të kontaktit: +355 69 731 1954, ose në mediat sociale të Universitetit POLIS. Të mirëpritura janë edhe vizitat në kampus (ku mund të kontaktoni dhe sqaroheni direkt me koordinatorin e programit PhD) në adresën: Rruga Bylis, Nr. 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km5, Tirana, Albania.
Thirrjet dhe aplikimet bëhen zakonisht çdo vit në periudhën Qershor-Korrik, ndërsa konkurrimi dhe përzgjedhja finale zakonisht në periudhën Gusht-Shtator. Për më shumë informacion dhe sqarime më poshtë keni si shembull thirrjen më të fundit për aplikim që është bërë nga Programi në fjalë, si dhe botimet e punës kërkimore në këtë program. 
 

Call for International Research Doctorate in Architecture and Urban Planning – Cycle 38
The notice

The Notice for admission to the International Doctorate in Architecture and Urban Planning (I.D.A.U.P.) for the academic year 2022/2023 (XXXVIII Cycle) at the University of Ferrara and Polis University of Tirana (Albania)

NB: The project sheets relating to the topics defined by the Ministrial Decree 351/2022 and 352/2022 are visible on this webpage.

The course has been activated throughout an international agreement signed between the Università degli Studi di Ferrara (Italy) and the Polis University of Tirana (Albania). Slovak University of Technology (SLK), University Do Minho (PT) and Lawrence Technological University (Southfield, Michigan – USA) participate in training and researching activities provided for the Ph.D.

KIND OF PLACE UNIFE POLIS Loghi unife polis
With grant 6
Research contracts 6
Intersectorials Doctorate (CNR – ISAAC) 1
Candidates holding a foreign government scholarship 2
Total 15

The research topics are available on the webpage of the PhD course. Selection application forms, together with all documents listed below, must be submitted using the online procedure

The choice made will be binding and determine the allocation of available places, which shall be awarded according to the order of final classification, until all places depletion. The Commission shall evaluate the Candidates’ qualifications and interview. For the acceptance of the admission application, each candidate must also have at least 2 recommendation letters written and signed by teachers, experts, researchers or professionals, qualified for the course’s topics. The interview will be conducted via conference call on the Internet: interviews will be held within September 16th, 2022After the proceedings approval, the list shall be published on this web-page. Candidates admitted to the course will be enrolled by both Partner Institutions:

Ferrara University: information will be available here

Evaluation of Qualifications

Interview results

Final ranking list

********************************

HOUSING:

We inform all 38 cycle future UniFE PhD students that will available housing opportunities at discounted price rental. Information and request form will be published at the IUSS College page.

 

Note / Attention
1.       Candidates with a research contract
a.       Are engaged in full time research activities at Polis University

2.       Candidates applying for a positions reserved to Republic of Albany public employees
a.       Must be involved in research activity in an institution that deals with research activities according to Albanian low in higher education.
b.       Must guarantee 40% of the research time at Polis University, while the rest of the research time is dedicated to the institution from which they come.
c.       The candidate must upload online in the category other documents a document that guarantee that he/she is working in an institution interested in research activities

This year, POLIS University encourages and welcomes applications that incorporate subjects, objectives, or dimensions of just green transition, as defined under the frame of the EU Green Deal.

Some potential areas of interest that can influence or be incorporated in the research proposals’ themes are:
(Just) Green Transition policies and planning instruments;
Circular economy as a means to ensure the green transition in a territory, community, or industry;
Nature-base solutions for green transition; Ecosystem services for enabling green transition/s;
Costs and benefits of green transitions in a territory, community, industry, or space;
Initiatives, designs, and processes that align with the New European Bauhaus of EU, aiming at contributing to space transformation at any scale (city, public space, urban production, housing, etc.) by people through innovation, citizen science and engagement and aiming at the reduction of Carbon emissions.
Infrastructure and energy systems innovations and transitions to lower Carbon emissions and contribute to climate change adaptation and mitigation;
Innovative materials, structures and designs that contribute to the reduction of greenhouse gasses and climate change adaptation and mitigation;
Climate resilience disaster risk reduction/management for climate change adaptation and mitigation.
Etc.

Regardless of their research focus – on Architecture or Planning, students are encouraged to incorporate the green transition dimension in their research proposals and objectives, regardless of the particular focus of their research. Green Transition is cross-cutting to so many areas of life and we would like our PhD researchers to critically think of how to enable a green transition analysis in their research interests.

Out of the enrolled PhD candidates, one will be co-supervised by two external experts/researchers, besides POLIS and Ferrara University supervisors. The potential pool of co-supervisors brings researchers from the Polytechnic University of Turin, University of Belgrade, and Nordregio in Sweden. This is made possible under the framework of the Twinning Horizon Europe project “GreenFORCE – Foster Research Excellence for Green Transition in the Western Balkans”, where POLIS University is a partner.