Programe të Integruara

Programe të Integruara

Për të gjithë kandidatët të cilët kanë mbyllur me sukses arsimin e mesëm, Universiteti POLIS, ofron disa mundësi studimi të mëtejshme, sipas profilit të studimit dhe kohëzgjatjes së programit.

Studime të Integruara (Bachelor + Master Shkencor):

 

Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë pranë Universitetit POLIS japin njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim të pavarur në një fushë brenda një specialiteti të caktuar. Këto programe realizohen me 300 kredite dhe me kohëzgjatje normale 5 (pesë) vite akademike.

Në përfundim të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” sipas specialitetit te programit të studimit.

Pranimi

Aplikantët të cilët janë të interesuar për të vazhduar studimet në një nga programet e integruara 5-vjeçare të mësipërme mund të përdorin linkun APLIKO në të cilin mund të gjeni informacionin e nevojshëm mbi dokumentacionin që duhet të dorëzoni dhe procedurat që ndiqen për tu bërë pjesë e Universitetit POLIS.