Shkenca Kompjuterike
13/06/2022 2022-06-27 11:07Shkenca Kompjuterike
Bachelor në Shkenca Kompjuterike (180 ECTC, 3 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional
Qëllimi i Programit të Studimit Bachelor në Shkenca Kompjuterike është që të përgatisë ekspertë të aftë për të kuptur dhe menaxhuar një sërë teknologjish të avancuara nëpërmjet të cilave përmirësojnë dhe ndërtojnë sisteme dhe aplikacione që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të sotme duke shkëmbyer aftësitë dhe njohuritë me komunitetin në fushën e informatikës dhe teknologjisë së informacionit.
Objektivat formuese të programit të studimit:
Programi Bachelor në Shkenca Kompjuterike përgatit studentët për të arritur karrierën e mëposhtme dhe arritjet profesionale brenda disa viteve të diplomimit, duke i përgatitur të jenë në gjendje të:
➢ kryejnë karrierë të suksesshme në disiplinat e shkencave kompjuterike dhe / ose ndjekja e studimeve pasuniversitare në këtë fushë;
➢ të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes mësimit gjatë gjithë jetës dhe përshtatja me tregjet dhe teknologjitë në zhvillim;
➢ të marrin pozicione drejtuese me qëllim përmirësimin e shërbimeve në këtë fushë dhe gjithashtu të iniciojnë biznese që ofrojnë zgjidhje inovative;
➢ të veprojnë me ndërgjegje rreth potencialeve dhe përgjegjësive të profesionit informatik në kontekstin e shkencës, teknologjisë, shoqërisë dhe njerëzimit;
Mundësitë për punësim
Duke pasur parasysh përhapjen dhe zhvillimin e teknologjisë kompjuterike sot në shoqëri ka shumë mundësi të ndryshme pune për studentët e diplomuar në shkenca kompjuterike.
Disa nga mundësitë e punësimit që programi Bachelor në Shkenca Kompjuterike ofron janë
si vijon:
➢ Analist i sistemeve software, bën të mundur kontrollimin e rrjedhjes së informacionit;
➢ Konsulent i sistemeve software, ndihmon në përpunimin e informacionit;
➢ Inxhinier software, Programues sistemi;
➢ Analist i bazës së të dhënave, harton dhe krijon programe për të mbledhur, ruajtuar dhe analizuar të dhëna nga biznesi, qeveria ose dhe institucione të tjera;
➢ Programues i inteligjencës artificiale;
➢ Operator dhe menaxhues i sistemeve të informacionit;
➢ Admistrator i sistemeve dhe/ose i bazës së të dhënave;
➢ Specialist i sigurisë kompjuterike;
➢ Menaxhues / konsulent IT;
➢ Specialist i telekomunikacionit dhe konsulent rrjetesh;
PROGRAMI MËSIMORË
Semestri I
Fizikë
Analizë Matematike 1
Web Programming
Shkrim Akademik
Anglisht
Hyrje në Programim
Semestri II
Analizë Matematike II
Algjebër dhe Gjeometri
Probabilitet dhe Statistikë
Database Design Concepts
Arkitektura e Kompjuterave
Semestri III
Inxhinieri Software
Strukturat e të Dhënave
Analizat e Sistemeve
Hyrje në Telekomunikim dhe Rrjetet Kompjuterike
Sistemet Operative
Semestri IV
Algoritmet dhe Komplekset
Data Science
Gjuhë Programimi – C#
Rrjete Kompjuterike 1
Multimedia Design
Semestri V
Sipërmarrja dhe Biznesi
Rrjete Kompjuterike 2
Metodat e Kërkimit Shkencor
Inteligjenca Artificiale/(Data Visualization)
Gjuhë Programimi – Java
Semestri VI
Web Programming 2
App Programming
Sistemi i Menaxhimit të të Dhënave
Teza dhe Projekt Diploma
Internship Profesional