Shkollë Profesionale

Shkollë Profesionale

Për të gjithë kandidatët/maturantët të cilët kanë mbyllur me sukses arsimin e mesëm, Universiteti POLIS ofron në tërësi disa mundësi studimi universitar, sipas profilit të studimit dhe kohëzgjatjes së programit:
Programe studimi me karakter Profesional – që njihet ndryshe si “Arsimi Teknik Pas-Sekondar” ose “Pas Shkollës së Mesme” :

Programet e studimeve me karakter profesional në Universitetin POLIS synojnë pajisjen e studentëve me njohuri formuese dhe praktike bazë mbi metoda e parime të përgjithshme. Këto programe realizohen me 120 (njëqind e njëzet) kredite formimi, referuar nivelit 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 (dy) vite akademike, Në përfundim të programeve të studimeve me karakter profesional lëshohet “Diplomë Profesionale” sipas programit të studimit. Programet në fjalë në U-POLIS janë të pasjisur me laboratorë të posacëm të cilët mundësojnë jo vetëm kualifikim teorik por edhe praktik, pa folur për internshipe, vizita në terren, dhe në kompani e institucione të specializuara. Shkolla ka adoptuar një program mësimor të posacëm që stimulon ata që punojne por dhe mësojnë full-time, ata që kanë sipërmarrje familjare, personale, ose punojnë ne kompani publike e private. Ngritja e këtyre programeve është mundësuar falë edhe mbështetjes nga disa projekte europiane në fushat e arsimit profesional dhe të teknologjisë, të cilat kanë subvencionuar investimet në mësim, infrastrukturë, si dhe tarifat qe janë nga më socialet per shkollat profesionale në vend.  
 
Pranimi:
Aplikantët/Maturantët të cilët janë të interesuar për të vazhduar studimet në një nga programet profesionale të mësipërme mund të përdorin linkun APLIKO në të cilin mund të gjeni informacionin e nevojshëm mbi dokumentacionin që duhet të dorëzoni dhe procedurat që ndiqen për tu bërë pjesë e shkollave profesionale të Universitetit POLIS.