Fabrizio Aimar

Lektor

FABRIZIO AIMAR

Departamenti: 
Arkitekture dhe Inxhinieri
Kontakt: 
fabrizio_aimar@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Fabrizio Aimar, Arkitekt, PhD në “Zhvillimin Urban dhe Rajonal” në Politeknikun e Torinos. Prej tetorit të vitit 2021, është Pedagog dhe Drejtues i Departamentit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Dizajnit të Universitetit Polis, Tiranë, Shqipëri.
Që nga viti 2009, shkrimet e tij janë shfaqur në botime të ndryshme, vendase dhe të huaja, duke përfshirë: Il Giornale dell’Architettura, Teknoring, C3 dhe Wired. Aktivitetet e tij studimore dhe kërkimore kanë qenë objekt artikujsh dhe intervistash nga gazetat kombëtare italjane, si La Repubblica, Avvenire dhe La Stampa.
Ai ishte Kerkues vizitor në ICCROM (IT), Lektor i ftuar në Universitetin e Auckland (Zelanda e Re, 2015), i Portsmouth (MB, 2017) dhe Hertfordshire (MB, 2018), folës ne seminarin akademik në DISAFA të Universitetit të Torinos (IT, 2016) dhe folës në Shkollën e Specializimit në Trashëgiminë Arkitekturore dhe Peizazhore të Politeknikut të Torinos (IT, 2016-2020).
Për sa i përket kërkimit, ai ishte Studiues (2019/2020) dhe mbajtës i një granti kërkimor (2021) në Politeknikun e Torinos. Prej vitit 2018 është anëtar i Observatorit të Peizazhit për Monferrato dhe Asti, ndërsa që nga viti 2022 i Komitetit Shkencor të Qendrës së Studimeve për Zhvillimin Rural të Kodrës në Universitetin e Torinos. Ai është një anëtar i jashtëm i R3C Center (Responsible Risk Resilience Center) të Politeknikut të Torinos.
Në vitin 2020, ai ishte anëtar i jurisë së çmimit IN / ARCH 2020 – Rajonet e Siçilisë dhe Kalabrisë. Në vitin 2021, ai u emërua anëtar i Bordit Këshillimor të Pavijonit Italian në Ekspozitën e 17-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia (2021).
Për më tepër, Fabrizio Aimar ishte i ftuar folës në Panairin e XXVIII-të Ndërkombëtar të Librit në Torino (2015) dhe në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në Palazzo Montecitorio në Romë (2015). Është gjithashtu Këshilltar i zgjedhur i Urdhrit të Arkitektëve P.P.C. i Krahinës së Astit për periudhën 2017-2021, ndersa më parë, ka qenë anëtar i Komisionit të Kulturës nga viti 2010 deri në vitin 2016.

PUBLIKIMET E FUNDIT

Voghera, A., & Aimar, F. (2022). Towards a definition of landscape resilience: the proactive role of communities in reinforcing the intrinsic resilience of landscapes. In M. Carta, M. Perbellini, & J. A. Lara-Hernandez (Eds.), Resilient Communities and the Peccioli Charter: Towards the possibility of an Italian Charter for Resilient Communities. Cham: Springer.  https://doi.org/10.1007/978-3-030-85847-6_13

Aimar, F., Gullino, P., & Devecchi, M. (2021). Towards reconstructing rural landscapes: A case study of Italian Mongardino. Journal of Rural Studies, 88, pp. 446-461. https://doi.org/10.1016/j.jrurstud.2021.06.021

Repetto, D. & Aimar, F. (2021). The Fifth Landscape: Art in the Contemporary Landscape. In: F. Bianconi F., M. Filippucci (Eds.), Digital Draw Connections. Representing Complexity and Contradiction in Landscape. Springer Nature Switzerland AG, Cham, pp. 683-706. https://doi.org/10.1007/978-3-030-59743-6_32