Franceska Korance

Kërkuese dhe Asistent Lektore

FRANÇESKA KORANÇE

Departamenti: 
Mjedis
Kontakt: 
franceska_korance@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Françeska Korançe ka studiuar Inxhinieri Mjedisi në Universitetin Politeknik të Tiranës, ka një diplomë Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi, si dhe ka një Master Shkencor në Menaxhim Urban Mjedisor nga Universiteti Polis. Aktualisht, ajo është Kandidate për Ph.D. në programin doktoral ndërkombëtar në Arkitekturë dhe Planifikim Urban, një program midis Universitetit të Ferrarës, Itali dhe Universitetin Polis, Shqipëri, me fokus në lidhjen në rritje midis ndotjes së mjedisit dhe shëndetit publik në zonat urbane. Pranë Polis ajo është titullare në lëndët: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM), Teknologjitë e Trajtimit të Ujit (TTU) dhe Ekonominë e Mjedisit.

Françeska ka më shumë se 10 vite përvojë në Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC). Prej janarit 2015, vit në të cilin ajo themeloi dhe organizatën Build Green Group, ka punuar si Drejtuese Ekzekutive, studiuese, specialiste mjedisi dhe konsulente në fushë. Françeska Korançe ka ekperiencë në fushën kërkimore dhe konsulencës mjedisore. Ajo ka gjithashtu përvojë në menaxhimin e projekteve që fokusohen në ndryshimin e klimës (si ERASMUS+) dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Përveç kësaj, ajo ka ofruar edhe ekspertiza si në rastin e projektieve IPA. Gjithashtu, ajo ka patur eksperiencë si pjesë e grupit të konsultimit për punimet kërkimore mbi ekonominë qarkulluese në Ballkanin Perëndimor, ku ndër të tjera ka qënë një ndër anëtarët e panelit në Forumit Online Talk “Circularity is a Virtue-An Introduction to Circular Economy and Field Perspectives from the Balkan Western”. organizuar nga Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Forumin Botëror për Demokraci/Forum Mondial de la Démocratie dhe The Balkan Forum.

PUBLIKIMET E FUNDIT

Korançe, F. (2022). Environmental activism. The Western Balkans Case. https://doi.org/10.13140/RG.2.2.27977.01120

Korançe, F. (2022). Matja e qëndrueshmërisë së Lumit Vjosa. https://doi.org/10.13140/RG.2.2.20495.10401.

Korançe, F. (2021). The growing relation between environment and public health. SciMedicine Journal3(2), 100-115. https://doi.org/10.28991/SciMedJ-2021-0302-3.

Korançe, F. (2021). Sustainability of the build environment and its impact on user performance. Case study Polis University. VITRUVIO-International Journal of Architectural Technology and Sustainability6(1), 56-71. https://doi.org/10.4995/vitruvio-ijats.2021.15009.

Korançe, F. (2021). Measurement of the sustainability of the river Vjosa.’ https://doi.org/10.13140/RG.2.2.20495.10401.

Korançe, F. (2021). Vlora airport construction. Assessment of main environmental impacts and thecost-benefit analysis. https://doi.org/10.13140/RG.2.2.11647.53928.

Korançe, F. (2021). Access to Nature and its Impact on Performance and Psychological Wellbeing at Work. International Journal of Academic Research and Development, 6(2), pp. 31-39.