Axhenda Kërkimore

Axhenda Kërkimore

Axhenda Kërkimore e U_POLIS përfshin:

  1. Programin Ndërkombëtar PhD të Arkitekturës dhe Planifikimit Urban

1.1 Në fushën e Arkitekturës:

  • Teoritë dhe metodat e projektimi, dhe ndërtimi i qëndrueshëm;
  • Dizajni gjithëpërfshirës dhe për të gjithë, aksesi në hapësira, produkte dhe shërbime, dizajni i qëndrueshëm;
  • Teknologjitë inovative dhe materialet për projektim objektesh, strukturor dhe industrial;
  • Materialet dhe teknikat për konservimin e trashëgimisë historike, mirëmbajtjes së ndërtesave, dhe vlerësimin e ciklit të jetës;
  • Trashëgimia kulturore, inovacioni dhe proceset ICT për përdorimin dhe konservimin e trashëgimisë kulturore;
  • “Lëkura” e ndërtimit në epokën dixhitale, strategjitë dhe zgjidhjet inovative për fasadat shumë-funksionale në ndërtimin dixhital.

1.2 Në fushën e Planifikimit Urban:

  • Qyteti i sotëm dhe i së nesërmes, midis përmirësimit mjedisor dhe rehabilitimit të teksturës ekzistuese urbane: kërkesat për konvertim funksional dhe nevojat e reja të shoqërisë për strehim cilësor dhe jetueshmëri urbane;
  • Roli i trashëgimisë historike dhe kulturore për mjedisin e ndërtuar dhe peizazhin në zhvillimet urbane post-industriale, me referencë të veçantë në politikat për zhvillim të qëndrueshëm;
  • Territori, peizazhi dhe rigjenerimi i mjedisit të ndërtuar, ndërhyrjet infrastrukturore, burimet e reja të energjisë, dhe ndryshimet klimaterike;
  • Qeverisja e qytetit/territorit dhe politikat e përshtatshme të zhvillimit përmes menaxhimit të tokës dhe instrumentave ekonomike dhe financiare, etj.
  1. Kërkim prioritar mbi Reziliencën dhe Qytetin Pas-konfliktit / Pas-pandemisë

Nisur nga problematikat lokale të Shqipërisë (tërmetet, rreshqitjet, përmbytjet, zjarret, etj.); si dhe nga ato globale (pandemia, ndryshimet klimatike, siguria, terrorizmi, etj.), U_POLIS inkurajon kërkim brenda dhe jashtë tij sidomos përmes veprimtarisë së FKZH dhe IF.

  1. Kërkim të Aplikuar dhe Inovacion

Kjo nënkupton investim në aksione kërkimore sepcifike në fushat e: i) Projektimit Parametrik (Fab-Lab), ii) Cilësisë së Ujit (LAMP-Lab), iii) Eficiencës së Energjisë (EE-Lab), iv) Strehimit (OMB-UNECE); v) dhe Materialeve në ndërtim – përmes punës së njësive të FKZH dhe IF.