Struktura të pavarura

Struktura të pavarura

Universiteti POLIS ka mirёpёrcaktuar “Strukturat e Pavarura” tё cilat garantojnё funksionimin dhe
qeverisjen e mirё tё institucionit.
  •  Miratimi i propozimeve pёr personat që kanë aplikuar për të mbrojtur doktoraturën.

  •  Miratimi i dosjeve tё personave që kanë aplikuar për tituj akademik dhe përcjellja për procedim

    të mëtejshëm sipas akteve nënligjore në fuqi.

Universiteti POLIS ka “Këshillin e Përbashkët të
Profesorëve” me DA, Universiteti i Ferrarës, Itali, me të cilin bashkëorganizon programe të
përbashkëta të nivelit të tretë. Këshilli i Përbashkët i Profesorëve është i sanksionuar me
marrëveshje institucionale midis rektorëve, dhe njohur nga ministritë përkatëse të arsimit dhe
shkencës në të dy vendet. Në këtë kuadër, kapacitetet e U_POLIS për staf dhe profesoriat janë
maksimale.

Strukturё tjetёr me rёndёsi nё U_POLIS ёshtё “Bordi i Etikës”, i cili trajton probleme tё natyrёs
etiko-morale midis komunitetit student-staf akademik/staf kërkues. Bordi pёrbëhet nga përfaqësues
të stafit akademik dhe administratori, nga të cilët kryetari emërohet nga Rektori.

“Njёsia e Brendshme e Sigurimit tё Cilësisё” ёshte njё njёsi qё ndjek gjithё procedurat pёr
garantimin e cilёsisё nё procesin mёsimor dhe kёrkimor nё U_POLIS. Kjo pёrfshin “vlerёsimin 360
gradё” tё stafit dhe organizatёs, vlerёsimin e studentёve, vlerësimin e vetvetes nga stafi, si dhe
vlerësimin nga drejtuesit e institucionit dhe njёsive. Në bazë të gjetjeve, Njësia e Cilësisë dhe
drejtuesit e institucionit marrin masat e duhura pёr pёrmirёsim dhe/ose promovimin kur ёshtё e
nevojshme.
Kjo Njësi ka për detyrë të bëjë vlerësimin e të gjithë elementëve të cilësisë sipas standardeve të
Agjencisë Evropiane të Cilësisë (ENQA) dhe asaj shqiptare ASCAL, duke vlerësuar periodikisht
procesin mësimor si dhe efikasitetin e veprimtarive kërkimore dhe administrative.

Senati Studentor” është pjesë e strukturës të Universitetit POLIS që ushtron veprimtarinë e tij në koordinim me organet drejtuese të Universitetit. Qëllimi kryesor i Senatit Studentor është angazhimi dhe aktivizimi i studentëve në aktivitete që lidhen ngushtë me veprimtaritë akademike, por dhe me të tjera që promovojnë jetën aktive dhe sociale të studentëve.

Kontakt: senati_studentor@universitetipolis.edu.al

Kjo strukturë pёrbëhet nga Asambleja Kushtetuese dhe Bordi Ekzekutiv. Ajo ushtron veprimtarinë e saj në koordinim të ngushtë me organet drejtuese të Universitetit POLIS dhe ka nё fokus mbarёvajtjen profesionale tё individёve qё kanё kryer studimet nё U_POLIS.

Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë të drejtë:

  • Të jenë përfitues të mundshëm të ndonjë prej skemave apo programeve të asistencës të administruar nga Shoqata dhe/ose U_POLIS.
  • Tё përfitojnë bursa studimi apo mundësi punësimi nga rrjeti i partnerëve të POLIS, AUA dhe ALUMNI.
  • Të ekspozojnë punët e tyre në qëndrat MAD, Bienalet TAW/TDW, Ditët e Tokës etj., si dhe asete e evente të tjera të Universitetit POLIS.
  • Të marrin pjesë në jetën social-kulturore dhe aktivitetet e U_POLIS, Metro_POLIS, Co_PLAN, AUA, etj.
  • Të angazhohen në projekte të ndryshme të U_POLIS, AUA, Co-PLAN, Metro_POLIS, sipas nevojave dhe duke ju nënshtruar përzgjedhjes me garë.
  • Të njoftohen lidhur me aktivitetet e Shoqatës ALUMNI dhe AUA dhe gjithashtu të marrin pjesë në të gjitha funksionet shoqërore të Shoqatës.
  • Të përfitojnë botime e revista të Universitetit POLIS me çmim të subvencionuar.

Po nё kёtё mёnyrё, të gjithë anëtarët e shoqatës kanё detyrimin: tё paguajnё tarifën e anëtarësisë të përcaktuar nё rregulloren e anёtarёsisё, si dhe të mundësojnë mbarëvajtjen e shoqatës ALUMNI.