Shpallen datat e testit te pranimit ne U_POLIS

square post_raundet-01
Uncategorized @sq

Shpallen datat e testit te pranimit ne U_POLIS

Universiteti POLIS njofton të gjithë kandidatët që kanë bërë aplikimin për vitin akademik 2022 – 2023 nëpërmjet formularit onlinë në Portalin e Maturës Shtetërore se në datat 15, 17, 19, 22 Gusht 2022, do të zhvillojë testin e pranimit pranë universitetit për programet si vijon:

Bachelor:
• Administrim Biznesi
• Shkenca Kompjuterike
• Art dhe Dizajn
• Studime Mjedisore
• Inxhinieri Ndërtimi

Programet e integruara master shkencor:
• Arkitekturë dhe Dizajn Urban
• Planifikim dhe Menaxhim Urban

SHPJEGIME PËR PËRMBAJTJEN E TESTIT TË PRANIMIT:
Në thelb testi konsiston në njohuri të përgjithshme kulturore të formimit tuaj. Ai është konceptuar si një quiz me shkrim, ku kandidati ka mundesi të shprehë njohuritë bazë të marra gjatë shkollës së mesme, në familje dhe shoqëri. Eshtë një test që ndihmon njohjen e universitetit dhe kandidatit reciprokisht. Ne jemi për të ndihmuar që secili të bëjë më të mirën për të ardhmen e tij. Ju duhet të paraqiteni në universitet në një nga datat kur do të zhvillohet testimi, në orën 10.00 të mëngjesit. Pasi të regjistroheni dhe akomodoheni do ju jepen informacione shpjeguese për rregullat dhe mënyrën se si do të vijohet Ditën e testimit kandidatët duhet të paraqiten me kartën e identitetit. Listat fituese do të shpallen në ambientet e Universitetit POLIS si dhe online më datën 29 Gusht, 2022. Aplikantët do të renditen sipas notës mesatare (me peshë specifike 30%) dhe testit të pranimit (me peshë specifike 70%).

Ju inkurajojmë të konfirmoni regjistrimin paraprak për pjesëmarrjen në testim, duke kontaktuar si vijon ose na vizitoni çdo ditë nga e Hëna – Premte 09:00 – 15:00 dhe Shtunë/Dielë ora 9:00 – 13:00
Njësia e Pranimeve : +355 69 40 88 111
Marketing: +355 69 40 61 339
Tel: +355.(0)4.2407420 / +355.(0)4.2407421
Email: contact@universitetipolis.edu.al
Email: info@universitetipolis.edu.al
Website: www.universitetipolis.edu.al

Suksese!