Thirrje për mobilitet

mobilitet west attica
Njoftime

Thirrje për mobilitet

BURSË E PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË GREQI!

Universiteti POLIS, në kuadër të Projektit Erasmus + KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023, në Universitetin West Attica, Greqi (https://www.uniwa.gr/en/).

Afati i aplikimit, deri në datë 01 Nëntor 2022.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin West Attica, Greqi:

  • Forma e Aplikimit
  • Vërtetim Studenti
  • Listë notash
  • Portofoli i projekteve
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
  • CV në gjuhën angleze
  • Fotokopje pasaporte

Kriteret kryesore të përzgjedhjes:

  • Nota mesatare e studimeve të deritanishme
  • Niveli i njohurive të gjuhës angleze
  • Portofoli i projekteve

Dokumentat e aplikimit dërgohen on-line në adresën: anisa_gjini@universitetipolis.edu.al

Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link:

https://forms.gle/J4vV99nUgPKuv6J66

Shënim:

Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetetit POLIS dhe Universitetit të West Attica.

Për më shumë informacion kontaktoni: flora_krasniqi@universitetipolis.edu.al